Flash News
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
Felaj: Po ndjekim me vëmendje shqiptarët e bllokuar në Siri (video)
Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Ermonela Felaj deklaroi se autoritetet shqiptare vazhdojnë që të ndjekin me vëmendje problemin e grave dhe fëmijëve shqiptarë të bllokuar në Siri.
Ajo ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në një forum të kongresit amerikan për çështje të sigurisë dhe inteligjencës.
Ajo u shpreh në “Zërin e Amerikës” se “shumica e atyre që kanë shkuar në Siri, luftëtarë të huaj apo familjarë tyre, një pjesë janë rikthyer dhe kanë qenë vazhdimisht në vëmendje të shërbimeve të inteligjencës, në mënyrë që radikalizimi i tyre të mos vijojë te persona të tjerë.”
Felaj foli edhe për paketën “anti-shpifje” të paraqitur nga qeveria në parlament e cila që ka ngjallur kritika nga institucionet e specializuara ndërkombëtare si dhe nga mediat vendase.