Flash News

KRYESORE

Fëmija 4 muajsh ndërron jetë në QSUT, babai pëson incident

Fëmija 4 muajsh ndërron jetë në QSUT, babai pëson

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në urgjencën e pediatrisë në QSUT. Sipas burimeve të policisë bëhet e ditur se një fëmijë 4 muajsh ka ndërruar jetë, ndërsa babai në gjendje tejet të rëndë psikologjike është rrëzuar duke dëmtuar monitorin kardiak të reaminacionit.

“Më datë 25.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.Z vjeç 36 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në QSUT, te urgjenca e pediatrisë, duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të vdekjes së fëmijës 4 muajsh, aksidentalisht është rrëzuar, për pasojë ka dëmtuar monitorin kardiak të reaminacionit. Neni 161 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit