“Fëmijë e të rritur flenë në trotuare”, media greke apel qeverisë: Zgjidhje urgjente për emigrantët

Emigrantë në Sheshin Victoria, Athinë
Emigrantë në Sheshin Victoria, Athinë

Një foto e emigrantëve teksa i ka zënë nata në Sheshin Victoria të Athinës po qarkullon në media dhe rrjete sociale, teksa ka ngjallur shumë reagime.

Në foto duken fëmijë të vegjël, si dhe të rritur që flenë në trotuare pasi nuk kanë ku të shkojnë gjëkundi.

Media greke i ka bërë thirrje qeverisë që të gjejë urgjentisht një zgjidhje për emigrantët pasi jo vetëm Sheshi Victoria, por edhe shumë sheshe të tjera e trotuare janë të mbushura me emigrantë që përpiqen të mbijetojnë në këto kushte pandemie.