Flash News

KRYESORE

Fëmijët e bllokuar në shpellën Thai, FIFA i fton në finalen e Kupës së Botës

Fëmijët e bllokuar në shpellën Thai, FIFA i fton në

Fëmijët e bllokuar brenda një shpelle në Tajlandë janë ftuar të jenë pjesëmarrës në shkallët e stadiumit për të ndjekur finalen e Kupës së Botës nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Këtë javë ai i dërgoi një letër Somyot Poompanmoung, president i Federatës së Futbollit të Tajlandës, duke parashtruar ftesën për fëmijët dhe trajnerin e tyre, nëse rrethanat do ta lejojnë.

12 fëmijët dhe trajneri i tyre përgjegjës janë bllokuar brenda një shpelle që nga 23 qershori, të cilën kishin vajtur ta eksploronin. Shërbimet e urgjencës lokale po përpiqen t’i shpëtojnë, por është një situatë shumë e komplikuar për shkak të përmbytjeve që kanë ndodhur në shpellë, pasi ata kanë hyrë brenda saj. Ata mund të detyrohen të qëndrojnë në brendësi të shpellës për një kohë të pacaktuar, prandaj janë duke marrë mësime mbijetese në thellësi të shpellës.

Të fundit