Flash News

KRYESORE

Fëmijët protestë kundër prindërve: Ne jemi këtu, ju keni mendjen tek celularët

Një protestë jo shumë e zakonshme ka ndodhur në Gjermani ku disa fëmijë, me lider Emilin 7-vjeçar, kanë zhvilluar një protestë kundër prindërve të tyre.

“Ne jemi këtu, po ngremë zërin sepse ju e keni mendjen tek celularët”, ka qenë një nga shprehjet e shkruara në pankartat që fëmijët mbanin mbi duar.

Lideri, Emili, është shprehur duke thënë: “Shpresoj që pas kësaj proteste njerëzit të gjejnë më tepër kohë për fëmijët dhe më pak për celularët.”

Fëmijët kanë pasur një thirrje vërtetë të rëndësishme  për prindërit:

“Luaj me mua, jo me celularin tënd.”

Të fundit