Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Fëmijët rrezikojnë jetën, prindërit apel Ramës: Nëse Zaho do ishte në këtë shkollë, do e ndërtoje mbikalimin?!
Fëmijët në zonën e ish-Kënetës në Durrës rrezikojnë jetën çdo ditë kur duhet të kalojnë rrugën mes përmes makinave.
Segmenti rrugor, një autostradë që ndan përgjysmë këtë zonë, nuk ka asnjë mbikalim, e për pasojë çdo ditë, fëmijët nëpërmjet trafikndarëses kalojnë rrugën duke kaluar midis makinave që ecin me shpejtësi të çmendur.
Drejtoresha e shkollës së re në ish-Kënetë, Pashke Marku, deklaroi për DurrësLajm se shkolla është boshatisur këtë vit për shkak të mungesës së mbikalimit, dhe frikës se prindërve se fëmijët mund të rrezikojnë jetën duke kaluar mes përmes makinave.
Banorët i bëjnë thirrje qeverisë që të marrin masat dhe të ndërtojnë mbikalimin pasi është i domosdoshëm.
Madje njëri nga qytetarët i bën thirrje Ramës duke iu drejtuar, “Po sikur të ishte Zaho në këtë shkollë do e kishte bërë një mbikalim? Kjo është tmerr. Ose ta mbyllim krejt ose të bëjë mbikalimin. Këtu kalojnë çdo ditë 500 fëmijë”.
Banorët janë në pritje, pasi ndërtimi i mbikalimit është domosdoshmëri.