Flash News

KRYESORE

Femrat e kuvendit...nga veroret te buzët me konture të kuruara deri në detaj

Në legjislaturat e fundit gjinia femërore ka ardhur gjithnjë e më shumë në dominancë në raport me pushtetarët meshkuj. Madje, në shumë raste me firmat e tyre propozojnë dhe firmosin ligje të rëndësishme për shqiptarët.

Por, në shumë raste veç fjalës që ata thonë, bie në sy edhe pamja e tyre e jashtë, në shumë raste jo pak e komentuar. Ndër më të komentuara për aparencën është deputetja e PD, Grida Duma. E njohur për bukurinë dhe stilin e veshjes, shpesh herë është në qendër të vëmendjes. Fotografi i kuvendit, Agim Rama ka publikuar disa portrete të këtyre deputeteve nga komisionet parlamentare.

Ato shfaqen të kuruara deri në detaj, sa i takon veshjes dhe grimit. E para që bie në sy është Grida Duma, më pas Blerina Gjylameti, e cila ndonëse në komisione parlamentare nuk ngurron të fshehë veroren e ditës së verës, e cila siç duket është në pritje të dallëndyshes së parë të pranverës.

Edhe deputetja më e re e kuvendit, Reme Lala nga PDIU e Dibrës ka qenë në fokus të këtyre portretesh. Për më tepër, ju sjellim disa nga këto foto, ku deputetet shfaqen duke dëgjuar dhe duke debatuar për projektligjet e përcaktuara.

  

 

               

Të fundit