Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Flutura Açka
Ky fillimgushti më gjeti duke lexuar librin me kujtime të mikut tim të vjetër, Kurt Kola, me titull “Në Shqipërinë burg” dhe kjo më ndodhi menjëherë pasi vizitova (në fare pak ditë që qëndrova në Tiranë këtë verë) Muzeun e Gjetheve. Desha t’ia plotësoj njohjen për Shqipërinë tim biri, një fëmijë shumë i interesuar për historinë dhe gjithçka përreth identitetit tij të dyfishtë etnik. Në korridorin e Muzut të Gjetheve ndesha me një vajzë të re, e cila më dha të njohur dhe më kujtoi se ishim takuar në një takim letrar për një nga romanet e mi dhe se kishte emrin e njërës prej personazheve më të rëndësishëm të romanit tim “Ku je?”, botim i vitit 2009. Më tha se sa herë vinte në punë aty, asaj i kujtohej romani im, që lidhej kaq shumë me historinë që ajo strehë famëkeqe mban. Sigurisht ajo ishte vetëm një asistente dhe një vajzë e re dhe shumë e pafajshme për gjithë çfarë rri varur dukshëm dhe fshehtas në historinë e asaj ngrehine, por i shpjegova shkurt se në të gjithë muzetë e botës, libra si romani im dhe shumë vepra që kanë subjekt atë kohë të errët, do të ishin të ekspozuar në një sallë më vete, për t’i dhënë me dije vizitorëve (por edhe ndërgjegjjes sonë) se ne po merremi me shqyrtimin e së keqes që na e deformoi (bindja ime personale) gati ADN-në. Në atë raft duhet të ishte edhe ky libër me kujtime i Kurt Kolës, një libër rrëqethës për nga e vërteta dhe një dëshmi e një nga krimeve më të mëdha historike. Një genocid i pastër për të cilin askush deri më sot nuk është akuzuar. Vajza e re mblodhi supet, fundja unë isha shumë e lumtur që njëra e brezit të saj lexonte autorë shqiptarë, madje me një vëmendje të admirueshme.
Në fund të vizitës, mes komplimenteve për kuratorët dhe gjithë stafin që ka punuar me të, në librin e shënimeve të mia, shkrova: “Po vrasësit kush janë?”. Meqenëse dokumentet e ekzpozuara aty janë të deklasifikuara, dhe në shumicën e tyre janë emrat e viktimave, dhe statistika pafund për të vrarë, të burgosur, të humbur, të internuar, të dhunuar, të deportuar, të përzënë me fe e me farë, pse nuk janë emrat e vrasësve. Sepse viktimat me emër kanë edhe vrasës me emër?
Me këtë shllim mental, e lashë Shqipërinë dhe në vend të parasolave të plazheve private shqiptare (disa vërtet të mrekullueshëm, aty ku vandali rajonal dhe qeveritar nuk ka vënë dorë), zgjodha të ftohtin gushtor të Europës dhe çadrën time aerodinamike, që më mbron nga athëtia e tepruar shqiptare dhe nga erërat deri në 80 km në orë. Në ato pak ditë në Shqipëri, në ato pak çaste që hapa televizorin për ndonjë njoftim nuk m’u shmang për asnjë edicio lajmesh kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili ka vendosur që për çdo fendë të vetën të bërë me paratë e shqiptarëve të dalë e të flasë dora vetë (kurioze të di ç’këshilltarë të dobët ka ky njeri), njoftimet mbi javën e parë të presidentit të ri, entuziazmin e papërshkruar të rinisë partiake në qirtoret e ngritura në Jalë e kudo në kampingjet për rioshët e partive (që do të sjellë parazitët e dhe përfituesit e ardhshëm politikë), gjumin dhe plazhin për qejf të opozitës, themethashet me-dhe-pa bikini nëpër rërë të vip-ave të sajuar, një histori gruaje e zënë në grackë në seks e sipër nga kunatëria dhe që të nesërmen protestoi të mos ia zinin dashnorin me gojë (a thua se ishte një mekanizëm dhe i ishte hequr spina!) dhe zjarret, zjarret që i vinin të mërziturit që nuk mbillnin dot kanabis pasi nuk i lejonin po ata që i kishin lejuar vitet e fundit. E kam shkruar edhe më parë, pasojat e Shqipërisë së kanabizuar vitet e fundit, do të jenë të lemerishme, shenjat e para i dhanë zgjedhjet, zjarret janë vetëm vazhdimi, ppr nuk keni parë gjë akoma.
Shkurt, demokracia për të cilën kemi ëndërruar të jetë e shëndetshme të gjithë, është bërë qesharake. Më qesharake nuk mund të bëhet. Në cilën demokraci mund të ndodhë që Opozita të jenë edhe President edhe pjesë e Qeverisë, pra një demokraci pa Opozitë nuk është demokraci.
Tek nisa të lexoj “Në Shqipërinë burg” të mikut tim Kurt Kola, m’u kujtua një nga takimet e para me të aty nga fillimi i viteve 2000. Ai u afrua, u takuam dhe u përkul mbi karrocën e tim biri, ia zgjidhi rripat dhe e la të lirë fëmijën, dhe unë, edhe pse me merakun e nënës që mund t’i rrëzohej fëmija që hidhte shkelma nga lumturia e mbjellë nga çlirimi që i ndodhi, prita disa minuta në respekt të këtij njeriu që kishte kaluar një gjysmë shekulli burgeve, kampeve, gjyqeve dhe hetuesive të diktaturës. “Nuk shoh dot njerëz të lidhur”, u shfajësua. Këtë çast epik në sytë e mi, e kam përshkruar në romanin tim “Ku je?”, që duhej të ishte (bashkë me mijëra dëshmi rrëqethëse të krimeve të diktaturës) pjesë e Shtëpisë së Gjetheve. Por nuk do të jetë kurrë sepse Shqipëria vazhdon të jetë një burg, por një burg kaotik, sa kohë do të ketë një demokraci qesharake, pjesë e së cilës kam dhimbje të jem.
Utrecht, 3 gusht 2017
*Titulli është i redaksisë. Titulli i autores: Demokracia qesharake shqiptare.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38