Flash News

KRYESORE

Fenerbahçe/ Muriqi mbi të gjithë, kosovari bllokon ardhjen e dy serbëve

Fenerbahçe/ Muriqi mbi të gjithë, kosovari bllokon ardhjen e dy

Vedat Muriqi është futbollisti më i kërkuar i momentit në Turqi. Sulmuesi i Fenerbahçes, ka tërhequr vëmendjen e klubeve si Tottenham-i, Manchester United, Atletico Madrid dhe Valencia. Golat e tij në Euro 2020 kundër Çekisë dhe Anglisë kanë bindur drejtuesit e klubeve, që janë gati të investojnë për të pasur shërbimet e kosovarit.

Por edhe verdheblutë janë shumë të kënaqur me paraqitjet e bëra deri më tani dhe nuk duan ta shesin atë. Madje drejtuesit e klubit e bënë të qartë se nuk e lënë të ikë as edhe për 30milionë euro.

Aq seriozë janë në deklaratat e tyre, sa media turke “Fotosport” ka zbuluar një detaj interesant. Te Fenerbahçe po diskutonin që të afronin edhe 2 futbollistët serbë Aleksandar Kolarov dhe Ljubomir Fejsa. Me ta marrë vesh, Muriqi kërkoi të takohej me drejtuesit e klubit dhe u tha atyre që të mos të realizonin kalimin.

Kjo sepse ai kërkon një ambient më të rehatshëm për të punuar, pa praninë e dy lojtarëve serb, që njihen edhe për nacionalizmin e tyre. Klubi i Fenerbahçes i ka shprehur mbështetje të plotë sulmuesit duke pranuar kërkesën e tij dhe duke i dhënë fund kështu mundësisë për të sjellë në Turqi lojtarët Kolarov dhe Fejsa.

Të fundit