Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Igli Tola*
Do të ishte absurde që, rezultatin e zgjedhjeve të së dielës në Itali, ta konsideronim një surprizë elektorale. Ai ishte paralajmëruar nga poll-et (sondazhet) e pothuaj të gjithë instituteve, përfshirë edhe atë Piepoli.
Mbi të gjitha, Italia nuk kishte si të mos prekej nga 'cunami' ekstremist që ka zbarkuar me kohë në Kontinentin e vjetër. Mjafton të sjellim në kujtesë Brexit-in, referendumin në Katalonjë apo edhe zgjedhjet presidenciale në Francë ku udhëheqësja e Frontit Nacional, Marine le Pen shkoi në balotazh.
Arritjen më të madhe ekstremistët e shënuan në Austri ku, që nga tetori ka një Kancelar të ri 31 vjeçar, Sebastian Kurtz i Partisë Konservatore të Popullit (VP), me aleat në qeveri FPÖ (Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë) e Heinz-Christian Strache.
Thonë se tragjeditë përsëriten në trajta komike. Ndaj, i njëjti skenar, vetëm me personazhe dhe vendndodhje të ndryshme u inskenua në Itali para pak ditësh. Protagonist ishte komiku antikonformist, që udhëhoqi M5S në një revansh spektakolar, duke mundur si në një duel të Romës antike partitë tradicionale.
Tragji-komedia vazhdon më tej, partia tjetër jotradicionale Lega Nord e Mateo Salvinit, mori 17,5% të votave duke kushtëzuar formimin e qeverisë. Në këto kushte shfaqet me gjasa të larta, për shkak të primatit, mundësia që Italia të ketë një Kryeministër moshatar me kolegun e tij austriak. Lugi di Maio, ngjason me 'fqinjin' e tij verior, jo vetëm nga mosha, por edhe antikonformizmi dhe populizmi. Ai, menjëherë pas publikimit të rezultatit, deklaroi: "Sot ka nisur Republika e Tretë dhe do të jetë një Republikë e qytetarëve."
Sindromë kjo, e liderit 'epiko-heroik' që gjenezat mund t'ia gjejmë te Hitleri apo Musolini, që pretendonin të krijonin 'Rendin e Ri'. Përsëri, këtu ndeshemi me disa rastësi në ngjashmërinë gati simetrike të themelimit dhe shpërthimit të 'boom-it' fashist në vitet '20 dhe atij 'stellar' (M5S) ditët e sotme.
Musolini ishte kryeredaktor i gazetës Il Popolo d’Italia dhe i mundësoi grupit radikal nacional-socialist të jepte opinionet e veta për audiencën e gjerë, njësoj si dy bashkëthemeluesit e M5S, Gianroberto Casaleggio dhe Beppe Grillo, strateg të medias online dhe publicistikës. Po ashtu, Fascio di Combattimento (grupi i luftimit), kur u themelua në Milano më 1919 nuk përfaqësonte një parti politike, por thjesht një lëvizje revolucionarësh sporadikë që qenë të pakënaqur me status quo-në, njësoj edhe M5S kur u lançua në Teatrin Emerald të Milanos, në Tetor të 2009, u prezantua si një lëvizje qytetare-proteste.
Sidoqoftë, nqs të gjitha faktet e sjella më sipër për ndokënd mund të duken thjeshte rastësi të shumëfishta, pa kurrfarë lidhje logjike midis tyre, është konteksti historik kur u 'mbarsën' këto lëvizje që na vjen në ndihmë të analizës.
Lëvizja Fashiste në fillimet e saj tërhoqi të gjitha seksionet e shoqërisë. Shumë prej tyre qenë dëmtuar nga militantizmi socialist i Federterra, apo qenë banorë të zonave rurale të cilëve u qe dëmtuar mirëqenia ekonomike nga kushtet e vendosura nga këshillet socialiste. Ndërkohë, edhe në 2018 arsyet pse u përkrahën masivisht populistët e M5S, janë pothuaj 'mot-a-mot': popullsia e Jugut që shërbeu si 'hambar' votash për lëvizjen e Grillos vijon të vuajë prapambetjen dhe diskriminimin ekonomiko-social (duke shpresuar se origjina Napoletane e kryeministrit të propozuar nga M5S, Luigi di Maio do ta bëjë të kthejë sytë nga Jugu i vendit), pakënaqësia masive ndaj nivelit të lartë të taksave, rritja e nivelit të papunësisë dhe standardit të jetesës pas përfshirjes nga Kriza Ekonomike e viteve 2008-2010, fajësimi i elitave të deritanishme politike që e degraduan Italinë nga fuqia e shtatë ekonomike e botës në pozitën e 21 në vitin 2017, me një GDP prej 3,115 trilion dollar shumë larg fqinjëve të saj si Franca apo Gjermania që lëvrojnë në shifrat 4,7 dhe 6,2 trilion dollarë.
Po ashtu, në votën e italianëve 'lexohet' një pakënaqësi ndaj vendimeve dhe politikave ndërkombëtare. Politikat e BE, 'epoka' Merkel që po ekslipson kombet e tjera antare, nuk shihen me sy pozitiv, njësoj si Traktati i Versajës pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Në rast se kombet europiane duan të mos rikthehen në pushtet 'fashistët e rinj', që kërcënojnë sot më shumë se kurdoherë ekzistencën dhe vijimësinë e Unionit Europian dhe demokracisë institucionale, duhet të ndjekin propozimet e nobelistëve si Joseph Stiglitz. Ai shprehet se kjo krizë është totalisht e sjellë nga njeriu, dhe ka një emër, euro. Nobelisti Stiglitz shpjegon se integrimi ekonomik me një monedhë të përbashkët duke mos pasur e ruajtur një kornizë rregullatore, solli këtë situatë të vështirë.
Kushtet për t’u zbatuar ishin të thjeshta: nivel inflacioni jo mbi 3% dhe jo shumë se 16% borxh. Por, kjo nuk mjaftoi, Europa duhet ose të integrohet më shumë, ose të veprojë e ndarë. Ai veçon tri pika kryesore që ndihmojnë në zgjidhjen e situatës. E para, krijimi i një Unioni fiskal dhe aplikimi i Eurobondit. E dyta, krijimi i një Unioni bankar që mosbesimin në sistemet bankare të shteteve europiane që u prekën nga reçesioni i thellë të zhduket dhe, së fundmi, të mos kemi kategorizime të padrejta.
Mqs jemi te padrejtësia dhe pabarazia, as 2 muaj më parë britanikja "Oxfam" lëshoi alarmin se hendeku i pabarazisë vijon të thellohet në botë, me 1 për qind të të pasurve të botës që vazhdon të zotërojë 99 për qind të pasurive. Madje kasta e milionerëve vazhdojnë të pasurohen edhe më shumë. 82 për qind e pasurisë neto të regjistruar në botë nga marsi i 2016-s deri në mars të vitit 2017 ka shkuar në xhepat e këtij 1 përqindëshi dhe as edhe një qindarkë, ndërkohë, nuk është shtuar në xhepat e më të varfërve të planetit, që shkojnë në 3.7 miliardë persona. Kontrasti është i dukshëm edhe si pasojë e faktit që çdo dy ditë regjistrohet arritja e një miliarderi të ri.
Për ta mbyllur, është thelbësore që të arrijmë të kuptojmë dhe reagojmë në kohë, sepse 'vala' e populizmit ekstremist që ka prekur Europën (pa dashur të përfshij në analizë Presidencialet në ShBA) shumë shpejt do të marrë (mos themi që ka marrë) trajtën e një flluske. Në momentin që ajo del jashtë kontrollit dhe shpërthen, do të prekë rrënjësisht konjukturat dhe stabilitetin socio-ekonomik. Mbase, fatkeqësisht, shembja e establishmentit aktual, do t'i ringjallë dhe t'i sjellë në skenën globale 'të padëshiruarit e mëdhenj' me projektin e tyre për një 'Rend' të ri.
*Igli Tola është student i Ekselencës, Master Shkencor në Financë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38