Flash News

KRYESORE

"Fenomeni na mposhti i vetëm, humba kontrollin",- kujtimet e mbrojtësit

"Fenomeni na mposhti i vetëm, humba kontrollin",- kujtimet e

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Mikael Silvestre, ka folur në lidhje me ndeshjen kundër Real Madridit në çerekfinalet e Champions në edicionin 2002/03. Ai kujton talentin e madh të brazilianit Ronaldo.

"Kur Ronaldo Fenomeni shkeli në tapetin e 'Old Trafford', ndeshja kishte mbaruar. Çfarë lojtari, i jashtëzakonshëm. Unë si mbrojtës po qëndroja në vend dhe pyesja veten: Çfarë po bëj këtu? Nuk mund ta ndalja, në asnjë mënyrë.

"Po të ruaja djathtas, ai kishte ikur me kohë nga krahu i majtë. Po të ndërhyja duke rrëshqitur, topi më kalonte sipër. Nëse e markoja nga afër, rrotullohej dhe nuk kapej me shpejtësi. Ajo ishte ndeshja më e vështirë e jetës time”, - përfundoi ish-mbrojtësi.

Të fundit