Flash News

KRYESORE

Fenomeni Ronaldo tregon prapaskenat e modelit të flokëve në Botërorin e 2002-it

Fenomeni Ronaldo tregon prapaskenat e modelit të flokëve në

Fenomeni Ronaldo ka rrëfyer për herë të parë prapaskenat e modelit të flokëve që ai mbajti gjatë Botërorit të vitit 2002.

“Kisha një dëmtim të rëndë në këmbë dhe të gjithë, duke përfshirë dhe ata në Kombëtaren time, flisnin vetëm për këtë. Vendosa që t’i hutoj disi duke prerë flokët. Në stërvitje të gjithë më tallnin, por që nga ai moment të gjithë flisnin për qethjen time dhe i harruan problemet fizike. Nuk jam krenar për atë model, por ishte efektiv dhe u përqendrova te Botërori”, tregoi braziliani.

Në atë Botëror, Ronaldo shkëlqeu me kombëtaren ku në finalen përballë Gjermanisë shënoi dy gola të cilat i dhanë edhe ‘Këpucën e Artë’.

Të fundit