Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dr. Jonila Godole
Le ta themi që në fillim, diskutimi aktual mbi Kampin e Tepelenës, nëse është apo një“Aushvic” shqiptar nuk përbën më një debat historik, por një debat politik. Kur ky krim është përshkruar në sa e sa rrëfime e dëshmi të botuara nga të mbijetuarit e atij Kampi, kur kemi dokumente, vizatime e skica, përse vazhdon të mohohet dhe të reduktohet nga disa historianë dhe ithtarët e tyre?
Në këtë debat, sfida e historianëve qëndron te prezantimi i fakteve dhe përgjegjësive të atyre që i kryen krimet, por dhe të atyre që mund t’i kishin parandaluar ato, nëse do të kishin zgjedhur të vepronin ndryshe. Ata nuk mund të fshihen pas „kontekstualizimit“ të historisë apo shfajësimit „ashtu ishte koha“. Tepelena një „Aushvic“ shqiptar apo jo, nuk ka shumë rëndësi, sepse ky kamp do të mbetet një simbol për barbarinë e komunizmit shqiptar. 3380 persona të deportuar, nga të cilët 1163 fëmijë, 1254 gra dhe 973 burra të moshuar që janë mbajtur të mbyllur në kushte çnjerëzore brenda një trualli të rrethuar me tela me gjemba, ku si pasojë e urisë, mungesës së higjenës dhe keqtrajtimeve vdiqën fëmijë, burra e gra. Ky është një fakt i njohur, ndërkohë që qindra të mbijetuar vazhdojnë të dëshmojnë dhe sjellin fakte të tjera rrënqethëse mbi jetën në kamp. Aushvici është padyshim një simbol i Holokaustit, vrasjes sistematike ndaj hebrenjve në Europë. Por ai shërben gjithashtu si një metaforë për krimet që një pjesë e popullsisë mund të kryejë ndaj pjesës tjetër.
Prandaj deklaratat mbi relativizimin, madje deri edhe mohimin e Kampit të Tepelenës përbëjnë shqetësim, sidomos kur ato vijnë nga goja e një historiani të njohur si Pëllumb Xhufi. Janë historianët ata që duhet t'i ofrojnë shoqërisë fakte, përndryshe cila është detyra e tyre? Janë historianët të parët ata që duhet të mbajnë qëndrim sado të na dhembin rezultatet.
Meqenëse numri i dëshmive të dhunës në kamp ka ardhur duke u rritur në 20 vitet e fundit, “bodyguardët” besnikë të enverizimit kanë marrë përsipër të kryejnë pak nga pak banalizimin e atyre ngjarjeve kyçe të historisë që tregojnë si u vendos me dhunë pushteti komunist. Në rastin e Tepelenës, pseudofaktet e qëllimshme hidhen si shashka në studiot televizive, nga njëra anë pranohet që mund të jenë bërë shkelje të rënda brenda kampit, por nga ana tjetër propagandohet relativizimi i tyre. Fenomeni „Xhufi“, për shembull, simbolizon një grup të caktuar shoqëror që ka për qëllim mohimin indirekt të krimeve të diktaturës sipas filozofisë "kampi i Tepelenës ishte i keq, por jo edhe aq i keq dhe kushtet e tij ishin në përputhje me situatën e përgjithshme ekonomike-politiko-shoqërore". Synimi i kësaj fushate është banalizimi i historisë dhe reduktimi i ngjarjeve tragjike në një gojëdhënë që sipas tyre ekziston vetëm në fantazitë e „ish të përndjekurve të sistemit“.
Mbështetësit e kësaj teze injorojnë në mënyrë sistematike faktin se historia e kampit të Tepelenës dhe e burgjeve në Shqipëri është pasojë e veprimeve njerëzore dhe jo thjesht e një aparati burokratik që vihet në lëvizje vetëm sipas kontekstit historik. Në kampin e Tepelenës janë mbajtur në kushte kafshërore fëmijë, gra e pleq që nuk i kishin bërë asnjë të keqe regjimit, përveçse ishin familjarë të burrave kundërshtarë të politikës në fuqi. Fakti që aty nuk kishim intelektualë të burgosur si në Spaç apo Burrel, jo vetëm që nuk e zhbën përmasën e krimit ndaj „njerëzve të rëndomtë“ të kampit, fëmijë e gra kryesisht, por nxjerr akoma më tepër në pah makabritetin e atij regjimi. Manovra e mëtejshme për të zhdukur trupat e kujtdo që vdiste apo vritej, dhe për t’i humbur eshtrat nga njëri vend në tjetrin duket ashiqare e qëllimtë dhe mund të ketë shërbyer ndër të tjera për vjedhje e uzurpim të organizuar të pronës së „armiqve“ qëvijon deri më sot persekutimin social dhe ekonomik të kësaj shtrese.
Arsyeja përse ndiqet kjo strategji nga Xhufi &Co. është e thjeshtë. Sepse në këto 27 vite pseudo pluralizëm ka pasur një përpjekje sistematike nga partitë politike dhe elita e vendit e dalë nga gjiri i partisë së punës që:
1) Gjatë viteve ‘90 ta linte në harresë këtë çështje në mënyrë që përballja me krimet e të shkuarës mos të bëhej dhe kësisoj të vendosej perdja e harresës;
2) Në fazën e dytë filloi në mënyrë sistematike shpronësimi (me miratimin e ligjit 7501) i ish-pronarëve (të persekutuarit dhe të vrarët e regjimit komunist) dhe relativizimi i krimeve të komunizmit, kur në media u kthye nostalgjia për regjimin komunist, për filmat propagandistikë të kohës, për diktatorin dhe shpurën e tij;
3) Dhe tashmë kemi hyrë në fazën finale, ku krimet e komunizmit duan t’i mohojnë duke kërkuar t’i fusin në një kontekst të sajuar historik sipas të cilit kjo e gjitha ishte një përplasje midis heronjve të luftës nacional-çlirimtare dhe armiqve të brendshëm (reaksionarëve/banditëve) që bashkëpunonin me armikun e jashtëm (Amerikën apo Vatikanin).
Në këtë përpjekje për të kontekstualizuar historinë është e thjeshtë të justifikosh krimet ndaj burrave me argumentin se ata ishin kundërshtarë ideologjikë dhe të armatosur të regjimit, të cilët pushteti donte t’i mënjanonte dhe asgjësonte. Por, krimet ndaj grave dhe fëmijëve nuk justifikohen dot nga asnjë ideologji dhe nxjerrin në pah regjimin kriminal të vendosur nga komunistët më 1944 (me ndihmën e Jugosllavisë). Pas çlirimit të kampit shfarosës në Buchenwald, fotografët mundën të dokumentojnë me foto dhe filmime ekzistencën e kampit dhe t’ia tregojnë më vonë botës. Në rastin e Shqipërisë kemi qindra rrëfime gojore të atyre që mbijetuan dhe është detyra jonë, e gjithë shoqërisë, të mbledhim të tjera dhe t’i studiojmë ato. Misioni është i vështirë, por jo i pamundur. Relativizuesit e historisë do të përpiqen të kapen pas njërit apo tjetrit dokument që mungon, dhe do të bëjnë të pamundurën që kampi i Tepelenës të mos zërë vend në histori dhe të zhduket nga memoria jonë kolektive.
Sepse një krim që mbetet pa eshtra dhe pa autorë, nuk ekziston!
P.S. Një mesazh personal për Xhufin & Co.
Parimet e mia, përgatitja profesionale dhe shkollimi jashtë vendit ma bëjnë të vështirë të merrem me individë sepse debati publik duhet të ngrihet mbi fakte e argumente mbi çështjen. Por, denigrimi personal ka qenë dhe mbetet një mjet efikas (kërcënues) nga mbështetësit e regjimit të Hoxhës për t’ia mbyllur gojën çdo kundërshtari.Sot merren me “bukën e gojës”së dikujt, dje merreshin me “dosjen”, me “njollën në biografi”. Kush nuk ka argumenta, godet personin, dhe kjo tregon vetëm se kauza e tij është tashmë e humbur.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38