Flash News

KRYESORE

Ferdinand Xhaferri: Kandidatja e PS në Durrës, gjobëvënëse e Dakos

Ferdinand Xhaferri: Kandidatja e PS në Durrës,

Në Durrës janë dy kandidate në garë për bashkinë, të përzgjedhura nga PS dhe BD, ndërkohë që opozita është jashtë këtij procesi, pasi kerkon largimin e Edi Rames qe shihet si rrezik per zgjedhje te lira dhe te ndershme ne vend.

Kryetari i PD Durrës, Ferdinand Xhaferaj, kandidaten e PS, Valbona Sako, drejtoreshë tatimesh, thotë se e njeh mjaft mirë, pasi i rezulton e përfshirë në fenomenin e shit-blerjes së votave në zgjedhjet e 2015-ës dhe 2017-ës si gjobëvenëse e Vangjush Dakos.

“Provat janë konkrete kur disiplinohen nën petkun institucional. Pra, tek dosja 339/1, konkretisht lakohet Sako si e lëshuar nga Vangjush Dako për të shantazhuar biznesin për llogari të votave”, deklaron Xhaferri për Durrësi Lajm.

Xhaferri refuzon të komentojë kandidatën e Bindjes Demokratke, duke kërkuar më shumë seriozitet në intervistë.

“Valbona Sako dhe Valbona Sakollari nga niveli i përfaqësimit nuk shkojnë më shumë se pragu i familjeve te tyre. Për të qenë më të saktë, Sako, që ka tentuar të bëhet e njohur nisur nga fronti i tatimeve, ka lënë pas një hipotekë tejet negative në raport me biznesin”, sqaron ai, duke shtuar se nëse Rama do t’i shkojë deri në fund idesë për të zhvilluar procesin e votimit në 30 qërshor, PD dhe qytetarët nuk do të lejojnë mbajtjen e një procesi që garanton votim, por jo zgjedhje.

Të fundit