Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Ferhati pranon të metën e komisionit të Reformës Zgjedhore: Kur do votojnë emigrantët
Klotilda Ferhati, deputetja e PS-së, njëherësh anëtare e komisionit të reformës zgjedhore, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” u shpreh se qëllimi i këtij komisioni është me standardet më të mira ndërkombëtare në fushën e zgjedhjeve.
Ajo njeh si të metë komisionit të reformës zgjedhore, faktin që nuk arriti dot të përmbushë detyrën e vet në afat, por bën përgjegjës ish-deputetët e opozitës.
“E meta e evidentuar e Komisionit ka të bëjë me faktin që nuk arriti dot të përmbushë detyrën e vet në afat. Dhe ju e dini që Komisionit i është shtyrë afati më shumë se një herë dhe kjo ka ndodhur për efekt të bojkotit nga opozita, ish-kolegëve të opozitës. Pra, në pikëpamjen e kohës, ky komision pati të meta sepse nuk i përmbylli dot punët e veta brenda një afati të caktuar duke bërë që objektivi që i kish vënë vetes, që para zgjedhjeve të 2019 ne ti kishim të gatshme ndryshimet nuk u plotësuar, por dua të them se përvec të metave komisioni ka patur edhe anë pozitive. Puna nisi në një terren shumë pozitiv politik. Të dy bashkëkryetarët edhe anëtarët në fillim, që nga miratimi i kalendarit të punës e deri në hartimin e dokumentave nga ekspertët ka patur një dakordësi politike deri kur opozita vendosi të bojkotojë gjithçka, moment që e bllokoi punën e komisionit të reformës zgjedhore dhe e la këtë komision pa përmbushur detyrën e vet” -u shpreh Ferhati.
Sa i takon votimit elektronik apo votës së emigrantëve, Ferhati tha se kjo do të ngelet si cështje prioritare në komisionin e reformës zgjedhore e PS, ndërsa pritet të mundësohet në 2021-shin.
“ Si po ecën procedurat dhe sic parashikon ligjin, në vitin 2021, është potenciali që ne të kemi realizuar me mekanizma ligjorë edhe të drejtën e emigrantë për të votuar në zgjedhje. Kjo është më e hershmja, nëse gjithçka do të shkojë mbarë me komisionin e reformës zgjedhore, do të zbatohen afatet, për të gjetur mekanizmin më të mirë, jo vetëm për votimin e emigrantëve dhe bërjen të mundur të votës së tyre, po për të gjitha cështjet që janë në objekt të punës së komisioneve” -tha Ferhati.