Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Fermerët akuzojnë Ramën: Na mashtroi, nuk na jep asnjë subvencion. Basha: Hajdeni në Tiranë dhe bllokoni Kryeministrinë
Kryetari i PD, Lulzim Basha, inkurajoi fermerët të protestojnë para Kryeministrisë kundër braktisjes nga qeveria. Basha po takohet në Divjake me fermerë, të cilët u shprehën të revoltuar nga mbetja pa shitur e prodhimeve të tyre.
Fermeret e Divjakës u shprehën se janë mashtruar në fushatë nga kryeministri Rama. “Nuk marrim asnjë subvencion as në naftë, as në fara, as në plehra kimike”- u shprehën fermerët e Divjakës, të cilën thanë se po konkurohen padrejtësisht nga prodhimet e importit.
Ata i thanë kryetarit Basha se do t’i hedhin në lumë prodhimet e tyre, por kreu i opozites i nxiti që, në vend të çojnë dëm djersën e tyre, të vijne në Tiranë, të bllokojnë Kryeministrinë.
“Duhet të hedhim Ramën në kanal, jo djersën tuaj”- u tha Basha fermerëve.
Kryetari i PD shprehu bindjen se një qeveri që është vënë në shërbim të një grushti njerëzish të korruptuar dhe të lidhur me krimin, nuk do t’u shërbejë qytetarëve. Basha tha se me programin e PD për mbështetjen me 150 milionë dollarë në vit, fermerët do t’ia dalin të konkurojnë me importin, të shesin prodhimet në treg dhe të rimëkëmben ekonomikisht.