Fermerët nuk kanë treg për të shitur patatet, Paloka: Do shkojë Rama t’ju ndërtojë aeroport

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka ironizuar me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Paloka i referohet një kronike ku fermerët e Sterblevës kërkonin ndihmë pasi po ju shkonte dëm prodhimi i patates dhe rrezikonin te mbeteshin pa të ardhura, teksa ironizon duke thënë se Rama do shkojë t’ju ndërtojë fermerëve një aeroport.

“Pashe nje kronike ku fermeret e Sterbleves kerkonin ndihme urgjente nga qeveria se po ju shkonte dem prodhimi i patates dhe rrezikonin te mbeteshin pa te ardhura sa mund te mos kalonin as dimrin…

Shihni kur te shkoj Rama e t’ju ndertoj aeroport”, shkruan Paloka.