Flash News

KRYESORE

Fernando Alonso: Do tërhiqem nga Formula 1

Fernando Alonso do të tërhiqet nga Formula 1 në përfundim të Botërorit. Kështu është shprehur piloti spanjoll në rrjetet sociale, bashkangjitur një video që tregon rrugëtimin e tij në këte sport.

“Pas 17 viteve të mrekullueshme në këtë sport fantastik, ka ardhur koha për një ndryshim. Kanë mbetur edhe disa gara deri në përfundim të sezonit, të cilat do t’i zhvilloj me pasionin dhe impenjimin e përhershëm. E kam marrë tashmë vendimin për t’u tërhequr disa muaj më parë dhe më duhet të falënderoj Chase Carey dhe Liberty Median për sforcimin që bënë për të më ndryshuar mendjen. I falënderoj të gjithë te McLareni, zemra ime do të jetë gjithmonë me ta. Kishte ardhur momenti i duhur për t’u larguar nga F1. Falenderoj të gjithë ish-shokët e mi të skuadrave të ndryshme, rivalët e mi, partnerët dhe gazetarët, pra të gjithë ata me të cilët kam punuar. Veçanërisht falënderoj të gjithë fansat e mi në të gjithë botën”, shkruan ai.

Kujtojmë që 37-vjeçari është shpallur kampion në Formula 1 në vitet 2005 dhe 2006 me Renault, pak vite pasi kishte debutuar me Minardin (2001). Nga viti 2010 deri më 2014 garoi me Ferrarin, më pas u transferua te McLarenin. Por vitin që vjen ai s’do jetë më pjesë e Formula 1.

Të fundit