Flash News

KRYESORE

Festa e Biçikletës, edicioni i dytë i “Trofeut Gilman Bakalli 2020” zhvillohet më 19 shtator

Festa e Biçikletës, edicioni i dytë i “Trofeut Gilman

Eventi sportiv i tipit MTB Cross Country “Trofeu Gilman Bakalli 2020”, edicioni i dytë, organizohet këtë vit në Shkodër nga Bashkia Shkodër dhe organizata The Door, në kuadër të programit Reload si pjesë e eventit Festa e Biçikletës.

Vjen si një homazh për një ndër iniciatorët e këtij lloj sporti në Shkodër, Gilman Bakallin, dhe njëkohësisht synon promovimin e këtij sporti.

Kontribuojnë në realizimin e aktivitetit Familja Bakalli, Qendra Rinore Arka, Malteser, Klubi Taraboshi Shkodër dhe Ferma Eco Sociale.

Pjesëmarrja është e lirë për të gjithë mbi moshën 18 vjeç.

Gara do të zhvillohet me dt. 19 shtator 2020, me nisje tek Sheshi para Urës së Bunës së vjetër.

Fazat e aktivitetit:

1- ora 09:30 Grumbullimi në sheshin para Ures se Bunes se vjeter.

2- ora 10:00 Nisja me bicikleta për në piken e fillimit te garës, në Oblikë. (5 km)

3- ora 10:30 Nisja e garës (9.7km)

4- ora 12:30 Përfundimi i garës, pritja e garuesve në sheshin e Bar-restorant "Marku", në Tarabosh.

5- Nga Bar-restorant "Marku" për te Ferma Ekosociale me biçikleta, ku do të bëhet ndarja e çmimeve. (3.7 km)

PËR T´U RREGJISTRUAR NË GARË klikoni në linkun mëposhtë:

Të fundit