Flash News

KRYESORE

Festa e ditëlindjes së Ermal Fejzullahut, Ledri shfaqet krah të dashurës

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari Ermal Fejzullahu ka festuar mes miqsh 30-vjetorin e lindjes, në një festë ku të ftuar ishin edhe këngëtarë të tjerë të njohur si Ledri Vula apo Dafina Zeqiri.

Nga videot që Ledri apo edhe vetë Ermali kanë postuar në rrjetet sociale shihet se mikrofonin e ka marrë edhe babai i djalit të ditëlindjes, Sabri Fejzullahu.

Festa ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit ku të gjithë janë argëtuar duke kërcyer dhe kënduar.

Por ajo që ka rënë në sy  ishte dhe prania e të dashurës aktuale të Ledrit, Sarës.

Kjo është hera e parë që çifti shfaqet së bashku në publik pavarësisht pranisë së Dafinës në të njëjtin ambient.

https://www.instagram.com/p/Bm1vf3qnuiS/?taken-by=ledri_love

 

Të fundit