Flash News

KRYESORE

Festa e mësuesit, urimi “magjik” i deputetit-pedagog të PD-së: Jeni udhërrëfyesit më të ditur

Sot të gjitha shkollat e vendit janë “pushtuar” nga atmosfera e festës së 7 marsit, dita e mësuesit. Urimet kanë qenë kryefjalë e kësaj dite që në mëngjes, ndërsa nuk kanë munguar edhe fjalët e zgjedhura edhe në rrjetet sociale.

Një prej tyre është edhe deputeti i PD, Luçiano Boçi, njëherësh pedagog i universitetit “Aleksandër Xhuvani”.  

Përmes një statusi në facebook, Boçi uron të gjithë mësuesit e pedagogët dhe i cilëson ata si “udhërrëfyesit më të ditur e më të sinqertë të jetës”.

“Shumë urime për magjinë e 7 marsit!

Gëzuar mësuesë, pedagogë, kolegë!

Mbeteni thjeshtësisht skalitësitësit e bukur e të mirë të mendjes së fëmijëve tanë e rinisë sonë.

Përulje e nderim për palodhjen, përkushtimin në misionin tuaj biblik të përhapjes së dijes e edukimit.

Gëzuar dhe ju nxënës e studentë!

Jepini mësuesit e pedagogut mirënjohjen e të qenit udhërrëfyesit më të ditur e më të sinqertë të jetës”, shkruan deputeti demokrat.

 

Të fundit