Flash News

KRYESORE

Festa surprizë e Invës për Avni Mulën me rastin e 90 vjetorit të tij, përlotet kompozitori

Më 4 janar, kompozitori dhe këngëtari i njohur Avni Mula kishte 90 vjetorin e lindjes.

Vajza e tij, sopranoja Inva Mula i kishe organizuar një surprizë të atit duke e bërë atë të emocionohet dhe të përlotet.

Inva Mula e ndihmuar dhe nga miqtë dhe kolegët kishin përgatitur çdo gjë deri në detaje në Teatrin e Kukllave. Avni Mula u prit nga vajzat dhe vëllai i tij, por nuk po kuptonte ende se çfarë po ndodhte. Papritur ai u gjend në një teatër i cili ishte mbushur me shumë miq dhe koleg të kompozitorit të cilët e pritën me duartrokitje.

Ky moment e preku shumë këngëtarin, por surprizat nuk mbaruan me kaq, në skenë doli mbesa e tij Nina, vajza e Inva, e cila ka trashëguar emrin e bashkëshortes së Avniut, Nina Mula, dhe këndoi këngën e urimit “Happy birthaday to you”.

Në këtë organizim nuk munguan dhuratat e shumta si dhe të ftuarit e veçantë.

Pjesëmarrës ishin dhe ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, ai i bujqësisë Niko Peleshi, si dhe emra të njohur të kinematografisë shqiptare, Tinka Kurti, Margarita Xhepa etj.  

 

Të fundit