Flash News

KRYESORE

Festat e fundvitit, 30 mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri në 24 orët e fundit

Festat e fundvitit, 30 mijë shtetas kanë hyrë në

Afro 30 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri në 24 orët e fundit, duke ju referuar të dhënave nga të gjitha pikat kufitare.

Në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë 8650 persona si dhe 2200 automjete, ndërsa në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë më shumë se 7 mijë persona.

8 mijë persona kanë hyrë nga porti i Durrësit në këto 24 orë, përmes 5 trageteve.

Nga Aeroporti i Rinasit kanë hyrë më shumë se 3 mijë qytetarë në 24 orët e fundit ndërsa nga porti i Vlorës kanë hyrë 2200 qytetarë si dhe 130 automjete.

Ndërkohë sa i takon daljeve nga Shqipëria, në 24 orët e fundit janë larguar afro 8 mijë shtetas duke ju referuar të dhënave nga pikat kufitare.

 

 

Të fundit