Flash News

KRYESORE

Festat e fundvitit, Policia jep detaje për hyrjet dhe daljet në pikat kufitare

Festat e fundvitit, Policia jep detaje për hyrjet dhe daljet në pikat

Policia ka dhënë detaje sa i takon lëvizjes së qytetarëve në të gjitha pikat kufitare në vend. Sipas njoftimit, prej datës 24 dhejtor deri më datën 31 kanë hyrë në Shqipëri 241 546 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 67 971 mjete ndërkohë që kanë dalë 185 460 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 56 257 mjete.

Gjithashtu, po gjatë kësaj periudhe kanë hyrë në vendin tonë edhe 23 981 turistë të huaj nga vende të ndryshme, të organizuar në grupe dhe shoqata, me destinacione të ndryshme në vendin tonë.

Deparatamenti për Kufirin dhe Migracionin thotë se ka marrë masa për të lehësuar lëvizjen e qytetarëve.

Të fundit