Flash News

KRYESORE

Festat kaluan, OBSH jep këshilla për një dietë të shëndetshme

Festat kaluan, OBSH jep këshilla për një dietë të

Organizata Botërore e Shëndetësisë, pas ditëve të festave, kur përgjithësisht abuzohet me ushqimin, ka dhënë 5 këshilla për ushqyerje të shëndetshme: të ndryshohet ushqimi herë pas here; të reduktohet sasia e konsumit të kripës; të yndyrnave; sheqerit dhe alkoolit.

Për një dietë të balancuar është e rëndësishme të konsumohet një miks ushqimesh bazë, si: gruri, orizi, patatet, misri, fasulet, frutat, perimet e freskëta dhe ushqimi me origjinë shtazore (si mishi, peshku, vezët dhe qumështi).

Sugjerohet që të zëvendësohet gjalpi me vajin e sojës, të misrit dhe të lulediellit. Të konsumohet mishi i bardhë dhe peshku, dhe të përdoret gatimi me avull në vend të skuqjeve. Duhet kufizuar gjithashtu konsumi i pijeve me gaz dhe të sheqerosura, sidomos te fëmijët.

Të fundit