Flash News

KRYESORE

Festë me maska dhe alkool, Dua Lipa festoi 23-vjetorin e lindjes

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, mbrëmjen e djeshme ka festuar 23-vjetorin e saj të lindjes me një festë të madhe mes miqsh e familjarësh.

Festa u organizua në Ibiza të Spanjës, atje ku Dua po kalonte pushimet me partnerin dhe shoqërinë e saj.

Nga foto e publikuara në rrjetet sociale, duket se “party” ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, ku këngëtarja dhe të ftuarit e saj kanë festuar mes muzikës dhe alkoolit.

Të maskuar dhe të veshur me ngjyra, Dua duket se ka kaluar një ndër ditëlindjet më të bukura.

Të fundit