Flash News

KRYESORE

Festë te Milani! Fitore në transfertë dhe gol nga Ibrahimovic

Festë te Milani! Fitore në transfertë dhe gol nga Ibrahimovic
Milani rikthehet te ndeshjet e mira dhe me fitore! Skuadra kuqezi sot fitoi 2-0 ndaj Cagliarit dhe festoi golin e të rikthyerit Zlatan Ibrahimovic. Të besuarit e Piolit e patën të vështirë pjesën e parë, por gjërat ndryshuan në të dytën. Ata e nisën menjëherë në sulm fraksionin e dytë të lojës shënuan pas vetëm 40 sekondash lojë. Castillejo dha një pasim fantastik për Leaon, i cili e kontrolloi topin në mënyrë të shkëlqyer dhe gjeti rrjetën. Goli nga Ibra u shënua në të 64', pas një asisti perfekt nga Theo Hernandez në hyrje të zonës. Shijoni spektaklin e suedezit!

Të fundit