Festimet për pavarësinë e SHBA, Yuri Kim pret në rezidencë Ramën, Metën e Ruçin

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi janë pritur pasditen e sotme në rezidencën e ambasadës amerikane.

Teksa nuk ndajnë shumë nga 4 korriku, dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada Amerikane në Tiranë ka organizuar një ceremoni festive.

Po ashtu, bëhet e ditur se eventi në fjalë po mbahet në ambient të hapur, për shkak të zbatimit të masave anti-COVID.