Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Festival golash në Chelsea-Ajax; Liverpool bën detyrën, ndalet Napoli
Chelsea dhe Ajax sonte dhuruan spektakël dhe gola në ndeshjen e javës së katërt të grupit H në Champions League duke e mbyllur takimin në barazim 4-4, si rrallëherë në historinë e këtij kompeticioni.
Ekipi holandez që e mbylli me 9 futbollistë, gjë që gati rezervoi edhe përmbysjen e avantazhit të mbajtur që nga minuta e 2’ nga skuadra e Ten Hagut pas autogolit të Abrahamit. Chelsea barazoi që në të 5' me mesfushorin Jorginho dhe pas këtij goli të dyja skuadrat u motivuan për të shënuar edhe më shumë.
Promes në të 20’, Kepa me autogol në të 35’ dhe Van de Beek në të 55’ e kaluan ndeshjen në një tjetër nivel për holandezët, por vendësit ditën të reagonin dhe arritën ta barazonin rezultatin. Azpilicuetas në të 63', Jorginho me penallti në të 71’ dhe James në të 74' i dhanë frymë trajnerit Lampard, i cili nuk iu besonte syve. Ajax tani kryeson grupin me 7 pikë dhe golavarazh +5, po aq sa Chelsea, por me golavarazh +1.
Në ndeshjet e tjera, Liverpool ka fituar 2-1 ndaj Genkut duke përdorur rotacion. Skuadra e drejtuar nga Klopp vuajti ndaj belgëve, por në fund siguroi fitoren me gola të Wijnaldum dhe Chamberlain. Napoli, ndërkohë, u ndal në barazim 1-1 nga Salzburg.