Flash News

KRYESORE

Festival golash nga Messi te Barcelona; City bën detyrën në Kupë

Festival golash nga Messi te Barcelona; City bën detyrën në

Barcelona sonte shkatërroi 5-1 Valladolidin në La Liga në një mbrëmje fantastike, sidomos për idhullin e katalasnave, Leo Messi. Për skuadrën e trajnerit Valverde festivali i golave ishte shumë i thjeshtë, me autorë mbrojtësin Lenglet, mesfushorin Vidal, virtualin Messi (2) dhe të përhershmin Suarez.

Argjentinasi bëri jo thjesht dopietë, por shënoi golin e 50-të me goditje dënimi në karrierë. Madje, dha edhe dy asiste për shokët e skuadrës. Barcelona ka 4 fitore radhazi në La Liga dhe renditet e para në tabelën e klasifikimit.

Në ndeshjet e EFL Cup në Angli bie në sy shkëlqimi i Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolës mposhti 3-1 Southamptonin me një skuadër plot ndryshime në formacion, me lojtarë të rinj në 11-shin e zgjedhur nga katalanasi. Golat për "Qytetarët" u shënuan nga Otamendi dhe Aguero.

Në sfidat e tjera të kupës që ndryshe quhet Carabao Cup, Leicester fitoi 3-1 me Burtonin, ndërsa Everton fitoi 1-0 ndaj Watfordit.

Të fundit