Flash News

KRYESORE

"Festivali i Këngës" apo "Shfaqja e Alketa Vejsiut"?

"Fest 58" do mbahet mend si rikthimi i vëmendjes së shqiptarëve ndaj festivalit kombëtar që kishte vite që nuk ndiqej me kaq entuziazëm. Përfshirja në këtë festival e disa prej emrave më të rëndësishëm të muzikës në Shqipëri i dha akoma më shumë jehonë festivalit.

Regjia këtë vit iu besua Vera Grabockës e cila në bashkëpunim me Alketën sollën risi në promovimin e këngëtarëve dhe të këngëve konkurruese. Por pavarësisht kësaj, ajo që u vërejt nga shikuesit dhe ndjekësit e rregullt të festivalit ishte se "Alketa e teproi". Në një festival kombëtar kaq të rëndësishëm, treçerekun e vëmendjes e kishte Alketa. Në mos me monologun, do e kishte me këngën e në mos me këngën, me ndërrimin e shpeshtë të fustaneve.

Alketa ka performuar më shumë se asnjë këngëtar në të treja netët e festivalit. Është ndërruar më shumë se 12 herë dhe ka marrë gjithë kohën duke bërë monologët. Me pak fjalë,me plot gojën mund të quhej edhe "Shfaqja e Alketa Vejsiut".

Alketa nuk ngurroi edhe të "hynte mik" tek ish-producenti i Eurovizion-it duke shpreh ëndrrën e saj më të madhe që të prezantonte një ditë këtë festival evropian. Pra, rëndësi iu dha ëndrrave, dëshirave e pasioneve të Alketës dhe jo të këngëtarëve. Sepse në fakt ishin këngëtarët në qendër të vëmendjes këtë radhe dhe jo prezantuesja e festivalit.

Të shumtë janë ata që e kanë shprehur me komente irritimin ndaj Alketës, qoftë për veshjet e shpeshta që ndërronte, për monologët apo dhe kur këndoi me emrat më të rëndësishëm. Fansat donin të shijonin këngëtarët dhe të ftuarit speciali si Guisy Ferreri teksa këndonin "pa iu përzier" dhe Alketa.

Ne kemi shkëputur disa prej dhjetëra qindra komenteve, ku mund t`i lexoni më poshtë:

 

Të fundit