Flash News

KRYESORE

Festoi me shqiponjë, UEFA hetim disiplinor ndaj ish-mbrojtësit të Vllaznisë

Festoi me shqiponjë, UEFA hetim disiplinor ndaj ish-mbrojtësit të

Ekipi i Dritës së Gjilanit, ia doli të sigurontë një kualifikim historik në turin e parë paraeliminator të Ligës së Kampionëve, pasi mundi ekipin e amator të Gjibraltarit Lincoln me rezultatin e thellë 4-1.

Por, në dy golat e parë të shënuar nga Liridon Leci, ky i fundit festoi me shqiponjë, si në rastin e Xhakës dhe Shaqirit në ndeshjen ndaj Serbisë.

Por, UEFA ka vendosur të nisë një hetim disiplinor për festimin me këtë simbol të Lecit, ekzaktësisht si në rastin e FIFA-s ndaj Shaqirit dhe Xhakës.

Në një prononcim për Supersport, Leci e pranoi diçka të tillë, dhe shtoi: “Tregova vetëm simbolin e vendit nga vij. Më pas, më thanë se duhet dorëzuar një raport në lidhje me atë festim. Kjo gjë nuk më pengon, pasi nëse  shënoj sërish, do të festoj me shqiponjë.”

Në të kaluarën, Leci ka luajtur me disa ekipe në Shqipëri, si: Kastrioti, Besa, Vllaznia dhe Kastrioti.

Të fundit