Flash News

KRYESORE

Feston 60 vjetorin e martesës me fustanin që i kushtoi 69.95 dollarë

Janith Goedde festoi përvjetorin së bashku me bashkëshortin e saj Joe Goedde dhe 62 anëtarë të familjes së tyre. Çifti nga Indiana janë martuar në 11 maj 1957

80-vjeçarja ka festuar 60 vjetorin e saj të  martesës duke veshur fustanin e nusërisë i cili ka kushtuar 69.95 dollarë.

Ideja që ajo të vishte përsëri fustanin e nusërisë ishte i vajzave të saj të cilat ishin të sigurta që ai do ti rrinte shumë bukur.  

Por pavarësisht se kishte humbur shumë peshë i rrinte pak i ngushtë.

“Kam humbur 40 kg,”- tha Janith për ABC Neës. “Ishte pak i ngushtë por ishte ende në gjendje të mirë.”

Ndërsa Joe u shpreh se u kënaq shumë nga festa dhe se gruaja e tij ishte po aq e bukur sa 60 vite më parë.

“Ajo vazhdon të duket e mrekullueshme,”-ka thënë 84-vjeçari.

Të fundit