Flash News

KRYESORE

Feston ditëlindjen, e bija surprizon 'live' moderatoren e News 24

Feston ditëlindjen, e bija surprizon 'live' moderatoren e News 24

Evis Ahmeti, moderatorja e emisionit “Me Zemër të Hapur” është surprizuar në emision “live” nga e bija e saj.

Këtë herë nuk u përlot nga historia e të ftuarve, por nga e bija. Ishin lot gëzimi që erdhën si pasojë e telefonatës surprizë nga vajza e saj Anxhela Ahmeti me rastin e 45-vjetorit të lindjes.

E bija ka ndërhyrë me një telefonatë në emision, por moderatorja nuk e ka kuptuar fillimisht, pasi priste që në linjë të hynte vajza e familjes, rastin e së cilës po trajtonte, një konflikt mes një nëne dhe vajzës së saj që nuk flisnin.

Ndërsa stafi e ka lajmëruar që në linjë ishte vajza, moderatorja e ka ftuar t’i flasë nënës së saj. Por nga ana tjetër është dëgjuar e bija, studente në Itali që e uronte për ditëlindje.

“Më falni për kohën televizive që po ju marr. Mami në këtë 45-vjetor unë ndodhem larg teje, por dashuria ime nuk matet me kilometra. Kam fatin e madh që kam një mama të përkushtuar si ty. Të dua shumë dhe të them se je mami më e mirë në botë”, e uroi vajza.

Pas surprizës moderatorja ka shpërthyer në lot, nga emocionet: “Ua shumë faleminderit. Zemra e mamit”,- ka thënë e kapur në befasi moderatorja.

Ndërsa në studio, stafi i ka dërguar dhe një tufë me lule.

Të fundit