Festuan me mbi 25 mijë tifozë në stadium, lojtarët e ekipit të Beogradit infektohen me COVID-19

6 pjesëtarë të ekipit serb Crvena Zvezda të Beogradit  janë infektuar me COVID-19. Klubi i futbollit ka bërë njoftimin se lojtarët e ekipit do të kalojnë dy javët e ardhshme në karantinë dhe nuk do të marrin pjesë në fazën parapërgatitore të ekipit.

Kujtojmë se vetëm para disa ditëve, me 22 qershor, 5 lojtarë të tjerë të këtij ekip rezultuan të infektuar me COVID-19 disa ditë pasi ata festuan fitoren e titullit të tyre para një turme tifozësh prej 25,000 persona.

Serbia filloi të heqë bllokimin e saj në maj dhe kundërshtarët e qeverisë thonë se vendimi u mor shumë herët, përpara zgjedhjeve të qershorit.

Lexo edhe: Nuk duan t`ja dinë për COVID-in, derbi i Beogradit zhvillohet me mbi 25 mijë tifozë në stadium