Flash News

KRYESORE

Fevziu flet për mandatin e dytë të Ramës: Nuk po mundet të qeverisë

Fevziu flet për mandatin e dytë të Ramës: Nuk po mundet

Blendi Fevziu ka deklaruar se qeveria e Edi Ramës po nuk po qeveris dot, ndonëse ka vetëm një vit që ka fituar mandatin e dytë. Shkak për këtë situatë, gazetari Fevziu përmendi skandalet e Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe së fundmi protestën e studentëve.

“Nuk po qeveris dot. Që prej vitit 2017-të, kur u duk se do të kishte më shumë lehtësira, u mor gjashtë muaj me Tahirin, gjashtë muaj me vëllain e Xhafajt, pastaj me ‘Astirin’, tani me studentët. Ka një situatë që nuk po e lë dot të qeverisë. Për fat të keq zvarritja e mandatit të dytë është një zvarritje për të gjithë vendin. Ke një qeveri që duhet mundur me votë dhe për këtë duhet një opozitë e fortë. Publiku nuk e ndryshon dot qeverinë me dëshirë, por me votë. Shqipëria duhet të gjejë një mekanizëm për të numëruar drejt votën”, tha Fevziu gjatë emisionit ‘A’.

Blendi Fevziu: Protesta e studentëve mund të marrë përpara të gjithë klasën politike

Të fundit