Flash News

KRYESORE

Fevziu për djegien e mandateve: Cili është roli që do të luaj Meta?

Fevziu për djegien e mandateve: Cili është roli që do

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar një prej situatave më të debatuara të ditëve të fundit në politikën shqiptare, atë të djegies së mandateve nga opozita.

I ftuar në emisionin ‘Tempora’ të Sonila Meços, Fevziu tha se për të zgjidhur këtë ngërç pritet të shihet edhe roli i presidentit Ilir Meta, ndërsa ka marrë si shembuj edhe dy raste të ngjashme në 2006-ën dhe në 2010-ën.

“Ne kemi minimnalisht dy precedentë, por në krizën e zgjedhjeve të vitit 2006 ishte presidenti Alfred Moisiu, ai i cili thirri palët, që gjetën një marrëveshje në orët e vona të natës në presidencë, për ti shtyrë zgjedhjet nga dhjetori në shkurt të 2007-ës.

Në fillim të 2010-ës ishte presidenti Bamir Topi ai i cili thirri palët në një tryezë për të zgjidhur ngërçin e bojkotimit që i kishte bërë parlamentit opozita në atë kohë dhe për historinë e famshme të kutive. Ishte një takim kur Berisha ishte i shoqëruar nga Patozi, kurse Rama nga Ruçi. U dikur sikur pati konsensus por nuk funksionoi.

Çështja është, a do tentojë Meta t’i thërrasë palët në një tryezë presidenciale për të gjetur një zgjidhje nga ky ngërç? Dhe a do pranojnë palët të ulen me Metën?

Në rastet e mëparshme kanë pranuar, megjithatë nuk e dimë nëse Meta do të luajë rolin e ndërmjetësit”, u shpreh Fevziu.

Të fundit