Flash News

KRYESORE

Fevziu: Rama bën shou pas tërmetit, të tregojë çfarë do ndodhë me buxhetin

Fevziu: Rama bën shou pas tërmetit, të tregojë

Gazetari Blendi Fevziu e konsideron të tepruar daljen në ekranet televizive të kryeministrit Edi Rama me qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Gazetari mendon se kreu i qeverisë po bën një super shou për të takuar njerëz për të bërë batuta e ky nuk është menaxhim.

“Ky është menaxhim mediatik. Menaxhim do të thotë sa është humbja, që ende se kemi ndoshta me të drejt. Menaxhim do të thotë ku do vinë këto lekë. Menaxhim, ku do të dalim përveç ndihmave dhe çfarë do ndodhë me buxhetin, se me sa kam kuptuar do të rritet borxhi. Kjo në një aspekt është një zgjidhje e mirë, rrite borxhin , duken disa para dhe duket sikur rrite ekonomia. Por shqiptarët do e paguajnë borxhin afatgjatë në kushte të tmerrshme , është një kosto që do e paguajmë ne dhe fëmijët tanë pavarësisht se për momentin duket se është një zgjidhje.”, tha Fevzio në Abc news.

Ai ka kritika për televizionet, që e ndjekin 24 orë mbrapa.

“Kryeministri kur shkon dhe bën mbledhje të zakonshme se duhet të jetë kamera aty. Nuk vjen kamera në mbledhjen time të mëngjesit të rri aty live. Nëse mediat bien në presion kjo është gjë tjetër por nuk kanë pse ta ndjekin Ramën si Big Brother herë si i ka veshur poturet sot dhe si i ka veshur nesër. Është kryetministër të bëjë punën, pse duhet ta bëjë me kamera çdo ditë.”

Të fundit