Flash News

KRYESORE

Fevziu zbardh telefonatën: Unë i kërkova Blushit të shkoja te Top Channel

Fevziu zbardh telefonatën: Unë i kërkova Blushit të shkoja

Pavarësisht se Blendi Fevziu ka rinovuar kontratën për 5-vite me TV Klan, ai ka zbuluar disa prapaskena sa i takon lajmeve për transferimin e tij tek Top Channel.

Në emisionin ‘360 gradë’, Fevziu u shpreh se ishte ai që i kërkoi Blushit të shkonte atje. “Nuk ka pasur negociata për këtë kalim të mundshëm, i kisha kërkuar unë Ben Blushit të shkoja te Top-i, dhe kam qenë një dyzim. Nuk mund të largohesha nga Klani sepse kisha “një problem” moral me Frangaj, doja ta mbyllja me një lloj mirëkuptim, për t’i thënë që e përmbusha një cikël 20 vjeçar. Unë isha mirë dhe komod në Klan, por kisha një projekt që mund të dukej më interesant në Top, por nuk ika. Unë nuk kisha një shkak që doja të largohesha, kjo ishte një çështje që: unë kam një gjë më tërheqëse së këtu, por kaq. Kam vendosur të jem në një vend ku ti prapë je i mësuar me gjithë problematikën. “’A të prish punë nëse iki? Për t’u bashkuar një projekti tjetër, a të prish punë a jo’, kjo ka qenë biseda që kam pasur me Aleksandër Frangajn”, ka deklaruar Fevziu.

Fevziu shtoi se vendimi i tij ishte emocional pasi ka mbi 20 vjet që është pjesë e Klan-it, ndërsa u shpreh se pronari Aleksandër Frangaj nuk i ka diktuar asnjëherë tëmat e emisionit.

Rinovimin e kontratës TV Klan, Fevziu tregon rolin e Ramës 4 ditë para firmosje së kontratës

Të fundit