Flash News

KRYESORE

Fier/ Aksidentohen burrë e grua, helikopteri i urgjencës ndërpret ndeshjen e futbollit

Fier/ Aksidentohen burrë e grua, helikopteri i urgjencës ndërpret

Burrë e grua janë përfshirë në një aksident automobilistik pak minuta më parë. Makina e tyre ka humbur kontrollin në fshatin Selishtë të Fierit.

Për pasojë, shoferi një 31-vjeçar është në gjendje të rëndë, ndërsa gruaja e tij ka marrë plagë më të lehta.

Ndërkohë, drejt Fierit është nisur helikopteri i ministrisë së Shëndetësisë, i cili ka bërë ulje urgjente në stadiumin “Loni Papuçiu”, ku po luhej miqësorja mes Apolonisë dhe Luftëtarit.

Sic duhet edhe nga foto e ‘panorama sport’, policia ka urdhëruar ndërprerjen e takimit, pasi një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë do të ulej në tapetin e stadiumin, pas një rasti urgjent

Mësohet se burrë e grua po udhëtonin drejt Greqisë me makinën e tyre.

.

Të fundit