Flash News

KRYESORE

Fier, bëhet bilanci i zjarreve dhe dëmeve: 356 raste gjatë verës, 3 vatra në ditë

Fier, bëhet bilanci i zjarreve dhe dëmeve: 356 raste gjatë

Në qarkun e Fierit, gjatë stinës së verës janë regjistruar 356 raste zjarresh. Për pasojë janë djegur me dhjetra hektarë me pyje dhe pemë frutorë. Në lidhje me këtë situatë, prefekti i qarkut Vasil Bregu zhvilloi një takim me përfaqësues të bashkisë dhe policisë. Për përballimin e emergjencave, Bregu kërkoi një bashkëpunim më intensiv mes institucioneve.

Në qendër të takimit ka qenë dhe aksioni kundër ndërtimeve pa leje, për të cilin prefekti tha se nuk synon terrorizmin e qytetarëve por orientimin e tyre drejt rrugës ligjore. Po ashtu prefekti apeloi për rehabilitimin e rezervuareve dhe kanaleve kulluese për t’i paraprirë reshjeve të shiut gjatë stinës së dimrit, të cilat vitet e kaluara kanë shkaktuar përmbytje.

Të fundit