Flash News

KRYESORE

Fier, plagos me armë 45 vjeçarin për motive të dobëta, arrestohet autori

Fier, plagos me armë 45 vjeçarin për motive të

Një preson është arrestuar nga Policia e fierit pasi ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Sh.K 45 vjeç banues në Fier. Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:30 në fshatin Drizë pas një debati për motive të dobëta mes Sh.K dhe autorit të dyshuar të ngjarjes, Harun Hoxha.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Harun Hoxha është larguar nga vendngjarja pasi ka qëlluar drejt 45 vjeçarit. Por, veprimet hetimore të Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Fier kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë të Shkallës së Parë, Fier për veprën penale, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe prodhim dhe mbajtje e paje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Të fundit