Flash News

KRYESORE

Fier/ Policia kap autorin e plagosjes së 19-vjeçarit, ja armët që i zbulohen në banesë

Policia ka njoftuar sot se ka kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të 19 -vjeçarit.

Autorit të dyshuar policia i ka gjetur në banesë dy armë zjarri Pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku më datë 30.01.2018, rreth orës 15.45 , është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasit R.Gj,19 vjeç, banues në Fier, rezultoi se:

Shtetasi E.H, dyshohet se në banesën e tij ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin R.Gj.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta dhe një sasi fishekësh.

Gjithashtu janë shoqëruar edhe 3 shtetas të tjerë të cilët kanë dijeni për ngjarjen dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit