Flash News

KRYESORE

Fier, rriten divorcet, ulen në mënyrë drastike lindjet

Fier, rriten divorcet, ulen në mënyrë drastike lindjet

Rritja e divorceve, largimi i popullsisë në moshë të re jashtë vendit, por edhe kushtet ekonomike kanë sjellë një rënie drastike të numrit të lindjeve në maternitetin e Fierit. Nga 4500 foshnje që vinin në jetë në vitet’ 90, aktualisht numri ka rënë në vetëm 1200. Mjekët gjinekologë rendisin disa arsye, mes të tjerash edhe prirjen e çifteve të reja për të pasur më pak fëmijë, kryesisht për arsye të ndryshimit të kushteve të punës dhe jetesës.

Ulje drastike e numrit të lindjeve në maternitetin e Fierit. Nga 4500 lindje në vitin 1990, numri i foshnjeve që vijnë në jetë në maternitetin e Fierit është ulur në 1200 aktualisht, një rënie drastike kjo që sipas mjekëve gjinekologë ka disa arsye.

Mjeku gjinokolog, Besnik Brahimaj, shpjegon se pas viteve ‘90 pati një rënie të lehtë, por më pas numri i lindjeve ra në mënyrë drastike. Ai jep edhe disa arsye. Sipas Besnik Brahimaj, “Ka të bëjë në rradhë të parë me planifikimin familjar, secili nga çiftet nuk lindin më 3-4 apo 5 fëmijë, por 1 dhe 2 fëmijë. Ka adhe një shkak tjetër që është emigrimi i popullësisë. Pjesa më aktive e popullësisë, pjesa e re ka ikur në emigracion kështu që detyrimisht do të kemi një ulje të numrit të lindjeve. Ka dhe faktorë të tjerë social-ekonomikë që ndikojnë në uljen e lindshmërisë sepse secili nga familjarët planifikon edhe lindshmërinë në bazë të të ardhurave që ka.”

Emigrimi i popullsisë, kryesisht të rinjve, ka ndikuar po ashtu në uljen e numrit të lindjeve, në një kohë që faktori ekonomik listohet i pari në arsyet që çojnë shumë çifte të kenë vetëm një fëmijë.

 

 

Të fundit