Flash News

KRYESORE

Fier/ Sulm me armë në urgjencë, plagosen 3 persona

Fier/ Sulm me armë në urgjencë, plagosen 3 persona

Tre persona u plagosën në mbrëmjen sotme në Fier, pas një sulmi me armë. Ngjarja ndodhi ën Urgjencën e Spitalit të Fierit.

Një person u fut brenda ambienteve dhe qëlloi ndaj disa personave të tjerë, të cilët kishin shkuar aty për t’u mjekuar.

Sipas informacioneve të para, ka pasur një konflikt mes të dyja palëve, që u përshkallëzua e solli tre personat e plagosur me armë.

Në vendngjarje kanë shkuar FNSH dhe forcat e Ndërhyrjes së shpejtë, ndërsa po punojnë të kapin autorin.

Të fundit