Flash News

KRYESORE

Fieri i përmbytur, banorët mbeten pa ujë të pijshëm

Fieri i përmbytur, banorët mbeten pa ujë të pijshëm

Për shkak të përmbytjeve, qyteti i Fierit po kalon një situatë të vështirë. Drejtoria e Shëndetit Publik në Fier bën të ditur së uji në këtë rreth është i papijshëm.

Shkak për ndotjen e ujit është bërë përmbytja e nënstacionit të pompimit të ujit në fshatin Kafaraj, nga ku furnizohet i gjithë rrethi i Fierit.

Edhe pse situata është alarmante, nuk ka asnjë njoftim nga Ujësjellësi i këtij rrethi se kur do të normalizohet situata e ujit të pijshëm në këtë qytet.

Të fundit