Flash News

KRYESORE

Fieri, i riu vetëvaret në banesë, një 17-vjeçare vetëplagoset me armë gjahu

Fieri, i riu vetëvaret në banesë, një 17-vjeçare

Një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në në fshatin Bishan, Fier teksa kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të vetëvarur djalin e tyre, dhe kanë nxituar ta dërgojnë në spital, por i riu ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

“Më datë 29.03.2018, ora 17:27 në fshatin Bishan në Fier është gjetur nga familjarët në banesë në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi Sh.V, 20 vjeç. Gjatë rrugës për në spital shtetasi Sh.V ka ndërruar jetë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se shtetasi Sh.V është vetëvarur”, njofton policia.

Ndërkohë në lagjen ‘8 Shkurti’ në Fier, një 17-vjeçare me inicialet L.B është vetëplagosur. “Në datën 29.03.2018, rreth orës 16:30, në lagjen “8 Shkurti” Fier, është vetëplagosur me armë gjahu shtetasja L.B, 17 vjeçe. Amra e gjahut është me leje në emër të babait të shtetases së plagosur. Shtetasja L.B ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal Fier”, sqaron policia.

 

Të fundit