Flash News

E-TJERA

FIFA gjobit Federatën Shqiptare të Futbollit

FIFA gjobit Federatën Shqiptare të Futbollit

FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit për shkak të sjelljes së tifozëve në shkallët e stadiumit në ndeshjen e fundit të eliminatoreve të luajtur kundër Italisë me 9 tetor në “Loro Boriçi”.

Komisioni i Disiplinës pranë FIFA-s ndëshkoi me 5 mijë franga zvicerane FSHF-në për shkak të sjelljes së tifozëve të cilët kanë ndezur flakadanë.

Me gjobën e fundit shkon në 250 mijë euro shifra në total të cilën federata duhet të paguaj në FIFA vetëm në ndeshjet kualifikuese të “Rusi 2018”.

Të fundit