Flash News

KRYESORE

FIFA i heq Perusë të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror U-17

FIFA i heq Perusë të drejtën e organizimit të Kampionatit

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) i hoqi Perusë të drejten e organizimit të Kampionatit Botëror U-17, për shkak te problemeve të shumta infrastrukturore dhe organizative. Pas disa inspektimeve, FIFA konstatoi se Peruja nuk do të jetë organizatore e denjë, kështu që në tetor nuk do mbahet Botërori U-17 në këtë vend.

FIFA bën të ditur se së shpejti do të gjejnë një organizator alternativ. “Falënderojmë Federatën e Futbollit dhe autoritetet e Perusë për mundin që dhanë. Në të ardhmen përsëri mund të kandidojnë për organizmin e garës në vendin e tyre”, thotë FIFA.

Të fundit