Flash News

KRYESORE

FIFA injoron kërkesën e Shevçenkos; përcaktohet vendi ku do luhet Shqipëri - Ukrainë

FIFA injoron kërkesën e Shevçenkos; përcaktohet vendi ku

Institucioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA ka vendosur që ndeshja miqësore Shqipëri – Ukrainë të luhet në Francë, më datën 3 qershor, ora 16:00, në stadiumin e Evianit, djemtë e Panuçit do të masin forcat me Ukrainën.

Këto ditë, trajneri ukrainas Andri Shevçenko, e ka cilësuar si të papërshtatshëm këtë stadium, veçanërisht për kapacitetin shumë të vogël për të pritur një ndeshje të këtij niveli teksa ishin hedhur hipoteza të ndryshme, nga zhvillimi i ndeshjes në Zvicër, deri në anulimin e miqësores, por FIFA ka qenë e rreptë në qëndrimin e saj. Ndeshja përfundimisht do të luhet në Evian, sipas programit fillestar.

Ka qenë edhe menaxheri i Kombëtares, Keidi Tomorri, që për Supersport ka treguar detjaet. “FSHF kishte një kontratë me kompaninë që arriti marrëveshjen për këtë miqësore, dhe donte ta respektonte, por mësuam se Shevçenko nuk donte që takimi të zhvillohej në atë stadium. Gjithsesi, para gjysmë ore morëm lajmërimin që gjithçka ishte në rregull, dhe ndeshja do luhet.”

Të fundit